Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve. Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës. “Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel