Skandal arkivash në Shqipërinë e pasluftës, Studiuesi: Dokumente të rëndësishme u shitën në treg si letër ambalazhi!

Skandal arkivash në Shqipërinë e pasluftës, Studiuesi: Dokumente të rëndësishme u shitën në treg si letër ambalazhi!

Studiuesi i njohur Kastriot Dervishi ka publikuar së fundmi një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan një dokument historik që hedh dritë mbi mënyrën skandaloze të trajtimit të materialeve arkivore në Shqipërinë e pasluftës. Sipas Dervishit, dokumenti mban datën 29 korrik 1947 dhe është një relacion i Institutit të Studimeve (Seksioni i Historisë) drejtuar Këshillit të Ministrave. Në këtë relacion, institucioni shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e arkivave shtetërore, duke theksuar se shumë dokumente po humbnin apo po shkatërroheshin. Në tekstin e dokumentit thuhet se: “Nuk kanë qenë të rralla rastet në kohët e kaluara që dispozita materiali arkival të jenë prishur ose shpërndarë, ndër to edhe materiali i vjetër në gjuhën turqisht që i përket periudhës së okupacionit turk. Por të tilla...