Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

Nisin punimet për urën e Papërr-Sollak, një premtim që po bëhet realitet për komunitetin

Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 09:18 Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur punimet për ndërtimin e urës mbi përruan që ndan fshatin, një investim i shumëpritur nga banorët prej vitesh.Kjo urë konsiderohet një infrastrukturë jetike për lëvizjen e banorëve, veçanërisht të fëmijëve dhe nxënësve që përballeshin çdo ditë me vështirësi gjatë kalimit të përroit, sidomos në periudhën e reshjeve, kur niveli i ujit rritej dhe qarkullimi bëhej i rrezikshëm.Punimet po vijojnë me ritme të kënaqshme dhe pritet që shumë shpejt ura e re të vihet në shërbim të komunitetit, duke i dhënë fund izolimit dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë e lëvizjes. Ky investim është në përputhje me angazhimin e Bashkisë Elbasan për të përmirësuar jetën e qytetarëve edhe në zonat rurale,...