Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U kap me mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 42-vjeçari dhe doganieri
Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Në pranga është vënë dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vihet nën hetim një tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës Njoftimi: Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Skaneri”. U kap në flagrancë, gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga RMV-ja, vihet në pranga 42-vjeçari. Në pranga dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në hetim 1 tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës. Sekuestrohen mallrat,...