“Do të shpërthejë ferri”, Netanjahu bën kërcënimin e parë pas armëpushimit për Hamasin

“Do të shpërthejë ferri”, Netanjahu bën kërcënimin e parë pas armëpushimit për Hamasin

“Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe do të shpërthejë ferri”. Kjo ishte deklarata më e fundit e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me CBS News pas vizitës së Donald Trump në Tel Aviv për të festuar marrëveshjen mbi fazën e parë të planit të tij 20-pikësh për Gazën. Netanyahu shprehu besim në një fazë tjetër paqësore në marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit, dhe tani që pengjet e gjalla janë liruar, ai deklaroi se hapi tjetër duhet të jetë çmilitarizimi dhe çarmatimi. “Së pari, Hamasi duhet të dorëzojë armët e tij”, deklaroi Netanyahu në intervistën ekskluzive në Tel Aviv. “Së dyti, ne duhet të sigurohemi që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk duhet të ketë kontrabandë armësh në...