I veshur me të zeza dhe duar të lidhura, Shkëmbi ekstradohet nga Dubai, roli i tij në atentatin ndaj ish-Prokurorit

I veshur me të zeza dhe duar të lidhura, Shkëmbi ekstradohet nga Dubai, roli i tij në atentatin ndaj ish-Prokurorit

Amar alias Dritan Shkëmbi është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Dubai. i veshur me të zeza dhe duar të lidhura, Shkëmbin e marrin nga bordi i avionit dy efektivë të forcave Shqiponja, dhe nën masa të forta sigurie transportohet nga pista e aeroportit ‘Nënë Tereza’. Ndaj tij, GJKKO me kërkesë të SPAK kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa Amar alias Dritan Shkëmbi ndodhej i strehuar në Dubai, një vend ku shpesh gjenden shumë nga personazhet e botës së nëndheshme të krimit shqiptar. Shkëmbi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i cili udhëtonte në një automjet me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Si pasojë e të shtënave me armë drejt...