Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ka prokurorë që vënë në diskutim atë që thotë Apeli”, Çela kritika: E papranueshme, ankohen nëpër Ambasada…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela shprehu kritika edhe për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, sepse sipas tij, ka krijuar probleme me funksioninim e institucionit të Prokurorisë. Ai shprehu kritika edhe për prokurorët që sipas tij vendosin në diskutim atë që vendos Gjykata e Apelit. Kjo është e papranueshme, tha ai, duke shtuar se kjo vjen për faktin se është ndërtuar një sistem ku prokurorët nuk e kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. Çela tha në Komisionin e Ligjeve se prokurorët i drejtohen me letra institucioneve dhe ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e Gjykatës së Apelit. “Kemi disa raste ku Prokurorët e Shkallës së Parë ankohen për vendime të Gjykatës së Apelit. Tajni kemi arritur në një ditë ku prokurorët...