Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime dhe vranësira, sa pritet të arrijnë temperaturat
Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, por priten edhe vranësira lokale. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. Top Channel