Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rreziku i humbjeve e materialeve historike në RTSH, infrastruktura teknologjike jashtë standardeve
Një situatë e rënduar financiare, por dhe të tjera probleme kanë mbërthyer Radio Televizionin Shqiptar, ku dhe infrastruktura teknologjike është jashtë standardeve. Prej kohësh po flitet për RTSH dhe gjendjen problematike, që është bërë me dije edhe nga drejtues të tij, por nevojiten para edhe për arkivin, që është dëmtuar seriozisht apo dhe rinovimin e teknologjisë. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Medias drejtoresha e përgjithshme e RTSH Eni Vasili tha se digjitalizimi i arkivit mbetet një problem serioz. Ndërsa u shpreh për rrezikun e humbjeve të materialeve historike në RTSH, sipas saj edhe infrastruktura teknologjike është jashtë standardeve. “Digjitalizimi i arkivit historik është gjithashtu një problem serioz. Vetëm 70 për qind e materialeve audio janë të digjitalizuara, ndërsa sistemet teknike janë të amortizuara dhe...