Ekspozohen dorëshkrimet e Dritëro Agollit

Ekspozohen dorëshkrimet e Dritëro Agollit

Pjesë të dorëshkrimit origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nga Dritëro Agolli u ekspozuan në shtëpinë muze. Shkrimtari u përkujtua në ditën e tij të lindjes përmes një aktiviteti në shtëpinë e tij muze, ku për herë të parë bëhen publike dhe pjesë të dorëshkrimit origjinal të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Në ekspozitë gjenden edhe blloqet e shënimeve, ku nis gjeneza e romanit, revista “Hosteni” e vitit 1972, që e botoi për herë të parë, letërkëmbime origjinale, e deri te objekte personale të shkrimtarit, që sjellin afër njeriun pas veprës. Dhurimi i këtyre dokumenteve origjinale u bë nga e bija e Dritëroit, Elona Agolli. Ekspozita që u çel më 13 tetor do të qëndrojë e hapur për publikun deri...