Profesori amerikan: Paqja në Ukrainë mund të fillojë nga anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO

Profesori amerikan: Paqja në Ukrainë mund të fillojë nga anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO

Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara në “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara, ka sugjeruar se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të përdorë konfliktin Kosovë-Serbi si levë strategjike për të rikthyer dinamikën diplomatike mbi Ukrainën dhe për të rritur avantazhin e SHBA-së ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për territoret e kontestuara të Ukrainës, në bazë të modelit të Rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Joseph ka nënvizuar gjithashtu se ky model mund të sjellë përfitime edhe në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën dhe Serbinë. Duke ofruar anëtarësim në NATO për Kosovën dhe Serbinë, presidenti Trump mund të rrëzojë ‘neutralitetin ushtarak’ të Beogradit dhe të nxisë presion ndaj Moskës, duke e izoluar...