Hamas kthen katër pengje të vrarë, faza e dytë e armëpushimit pezull

Hamas kthen katër pengje të vrarë, faza e dytë e armëpushimit pezull

Hamas ka dorëzuar mbrëmë, 14 tetor, trupat e katër pengjeve izraelitë të vrarë, njoftoi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ndërsa procesi i identifikimit të viktimave është ende në zhvillim. Kryqi i Kuq i mori trupat në arkivole dhe ia dorëzoi ushtrisë izraelite. Ky zhvillim erdhi pasi Izraeli kishte paralajmëruar se do të kufizonte ndihmat për në Gaza nëse Hamas nuk kthente trupat e të gjithë 28 pengjeve të vdekur. Sipas Kryqit të Kuq, të martën janë kthyer në Gaza edhe 45 trupa palestinezësh. Armëpushimi nën trysni, Izraeli kërcënon me hakmarrje Zyra e IDF-së bëri me dije se identifikimi i katër trupave të fundit është ende në proces. Sipas planit të armëpushimit të presidentit amerikan Donald Trump, që u pranua nga të dyja palët, dorëzimi...