Botërori 2026 merr formë, kualifikohen edhe 6 kombëtare të tjera. Anglia, e para nga Europa

Botërori 2026 merr formë, kualifikohen edhe 6 kombëtare të tjera. Anglia, e para nga Europa

Kupa e Botës 2026 po merr formë, me 6 kombëtare të tjera të kualifikuara, mes tyre edhe e para nga Europa, saktësisht Anglia. Spanja fitoi 4-0 ndaj Bullgarisë dhe mbetet me portën të paprekur, por ende nuk është e kualifikuar, pasi Turqia (4-1 ndaj Gjeorgjisë) e ndjek me 3 pikë më pak. Në Grupin F, Portugalia u ndal 2-2 nga Hungaria, me golat e Szalai, Ronaldo (dy) dhe Szoboszlai. Me këtë dopietë, Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve të Botërorit. Irlanda mposhti Armeninë 1-0 me gol të Ferguson. Italia e Gattuso e mbylli tetorin me fitore 3-0 ndaj Izraelit (dopietë e Retegui dhe gol i Mancini), duke mbajtur gjallë garën me Norvegjinë (18 pikë kundrejt 15 të Italisë). Anglia e Tuchel...