Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Festival golash në “Arena Kombëtare”, Shqipëria e kthen në festë miqësoren me Jordaninë
Adriatik BALLA Shqipëria korr një tjetër fitore në futboll, ku këtë herë mposhti në një miqësore përfaqësuesen e Jordanisë me shifrat 4-2. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” e Tiranës. Edhe pse ishte një duel miqësor me një skuadër aziatike, stadium kishte një prani të konsiderueshme tifozësh, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës së skuadrës dhe të stafit pas fitores së madhe ndaj Serbisë të shtunën e kaluar, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri Silvinjo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani në portë, kurse në mbrojtje u rreshtuan Mihaj, Balliu, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë u pozicionuan Asllani, Bajrami dhe Shehu. Në sulm u rreshtuan Asani, Daku dhe Hoxha. Pra një modul taktik sulmues 4-3-3. Në pjesën e dytë Silvinjo aktivizoi...