Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Arrestohet 22-vjeçari: Pronari grek më ngacmoi
Një 22-vjeçar grek u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda që ndodhi të dielën e 5 tetorit. Në atë ngjarje humbi jetën një 68-vjeçar grek, pronar i një kampingu dhe një punonjës i tij, shqiptar. Këtë mëngjes 22-vjeçari grek shkoi në polici së bashku me avokatin e tij, për t’u dorëzuar. Protothema shkruan se fillimisht, burimet policore raportuan se ai është një i afërm i pronarit të kampingut që u vra. Megjithatë, sipas informacioneve, ai nuk është i afërm i viktimës, por ka qenë pasagjer në motoçikletën me të cilën lëvizi autori pas ngjarjes. Ai i dha policisë emrin e autorit, i cili është gjithashtu 22 vjeç dhe është identifikuar tashmë. Të dy të rinjtë thuhet se njohin një...