Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
(VIDEO) Anglia siguron Botërorin, Serbia fiton ndaj Andorës me autogol dhe penallti skandaloze
Ndërsa Shqipëria luante miqësore me Jordaninë, sot janë luajtur dy ndeshje të Grupit K të kualifikuesve të Botërorit ku ajo bën pjesë. Anglia, me një fitore 5-0 ndaj Letonisë, ka siguruar vendin e parë në grup edhe matematikisht, duke u bërë ekipi i parë i zonës së Europës që siguron biletën për në Botërorin 2026. Ndërkohë, ndeshja që i interesonte më shumë Shqipërisë ishte ajo në Andorra ku vendasit përballeshin me Serbinë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh, por vetëm 2 minuta më vonë shifrat u barazuan falë një autogoli të çuditshëm të Garsia i cili la të shtangur edhe portierin e vet. Vlahoviç përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa fitorja përfundimtare 3-1 erdhi me penallti skandaloze të dhënë në dëm të vendasve, pas...