Peka zbuloj lobin e fuqishëm izraelit në SHBA: Ka në “dorë” Trump

Peka zbuloj lobin e fuqishëm izraelit në SHBA: Ka në “dorë” Trump

Ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka, ndërsa po analizonte marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, ka prekur edhe lobin izraelit në SHBA. Ai tha se lobi më i fuqishëm i izraelit në SHBA i përket evangjelisto-protestantëve. Sipas tij ata nuk janë thjeshtë të krishterë, por janë një trup elektorale që prodhojnë mbi 60 milionë vota, ku 82% e tyre votojnë pro Trump dhe republikanëve. “Lobi më i fuqishëm izraelit në SHBA janë evangjelisto-protestantët. Janë të krishterë, por janë trup elektoral që kanë 60 milionë vota, por 82% e tyre votojnë për Trump. Janë mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit pasi mënyra se si e intepretojnë Biblën flasin për shtet religjoz”, tha Peka.