Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet se ishin të korruptuar, pezullohen nga puna dy punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit
Dy punonjës të Policisë Kufitare të Rinasit janë pezulluar nga puna pasi dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive Njoftimi i plotë: Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dy punonjës të Policisë Kufitare, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive, ju bëjmë me dije se: Drejtoria e Standardeve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 163, pika 3 germa a dhe pika 8 e Rregullores së Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor K. K., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, dhe Inspektor E. L., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për...