KUALIFIKUESET: Italia bën detyrën ndaj Izraelit, Portuaglia “digjet” në fund, Spanja dhe Turqia “ok”

KUALIFIKUESET: Italia bën detyrën ndaj Izraelit, Portuaglia “digjet” në fund, Spanja dhe Turqia “ok”

Përveç ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sot u luajtën edhe sfidat kualifikuese të grupeve të tjera. Në grupin I, Italia fitoi në Udine 3-0 ndaj Izraelit. Për “Axurrët” shënoi Mateo Retegui nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë. Goli i dytë u shënua sërish nga Retegui në minutën e 75-të, këtë herë sulmuesi u tregua fantastik me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gianluca Mancini vulosi fitoren 3-0 për Italinë me golin në minutat shtesë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Estonia dhe Moldavia u ndanë në barazim 1-1, Norvegjia pushim. Situata në grupin I është e tillë: 1. Norvegjia 18 pikë në 6 ndeshje2. Italia 15 pikë në 6 ndeshje3. Izraeli 9 pikë në 7...