Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Marrëveshja Izrael-Palestinë, Laçi: Është e luhatshme, më shumë show se paqe reale
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion komentoi marrëveshjen e fundit për paqen në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar atë si të luhatshme dhe më shumë show sesa një paqe. Laçi u shpreh se nëse Palestina do të kufizohet territorialisht, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Eksperti u ndal edhe te kërkesa e Hamasit që ushtria turke të marrë pjesë në mbrojtjen e Rripit të Gazës, si një garanci për sigurinë e popullsisë palestineze. “Kjo marrëveshje është e luhatshme, pasi të dy palët nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes. U diskutua se Netanjahu do të merrte pjesë në marrëveshje, por ka pasur një refuzim nga Turqia. Më tepër është show se paqe reale. Herë pas...