Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveria burimi i krimit në Shqipëri”, Bylykbashi “shpërthen”: Rama ka kthyer vendin në fabrikë korrupsioni
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një dalje televizive deklaroi se qeveria Rama është një gjenerator korrupsioni. “Nëse ka sot një gjenerator të madh të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është kjo qeveri e Ramës. Kjo qeveri bën edhe rekomandime se si të luftojë vetveten,” deklaroi ai. Bylykbashi tha ndër të tjera se krimi i organizuar shqiptar ka kaluar në struktura të ngjashme me kartelet dhe është rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe SHBA-në. “Në globalitetin e çështjeve penale, SPAK mbulon një pjesë minimale. Krimi i organizuar shqiptar ka kaluar nga rrjete të zakonshme në struktura të ngjashme me kartelet. Sot kemi kartele të rrezikshme për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Bashkimit Europian dhe SHBA,” tha Bylykbashi.