“S’kam gjë me ty”, zbardhet dëshmia e sekretares së Gjykatës të Apelit: Vendosa duart në kraharor, autori u kthye dhe qëlloi gjyqtarin Kalaja

“S’kam gjë me ty”, zbardhet dëshmia e sekretares së Gjykatës të Apelit: Vendosa duart në kraharor, autori u kthye dhe qëlloi gjyqtarin Kalaja

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Nga dosja e publikuar në media mësohet se, sekretarja e gjykatës ka dëshmuar se, pasi Astrit Kalaja shpalli vendimin, palët po largoheshin nga salla, përveç Elvis Shkambit. Sipas saj ai iu afrua podiumit të magjistratit dhe e qëlloi një herë me armë teksa gjyqtari tentonte të shkonte drejt dhomës së këshillimit. “U ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor”, citohet të ketë deklaruar ajo, teksa autori i është drejtuar se nuk ka gjë më të. Më tej, sekretarja tregon se autori nisi të qëllojë sërish ndaj gjyqtarit.