Reagon Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, ne do t’i çarmatosim edhe me forcë

Reagon Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, ne do t’i çarmatosim edhe me forcë

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë theksoi se “Hamasi do të çarmatoset sepse tha se do ta bëjë”, dhe “nëse nuk e bëjnë vetë, do ta bëjmë ne”. “Ne do ta bëjmë”, përsëriti presidenti amerikan, duke shtuar se çarmatimi do të ndodhte “shpejt dhe ndoshta edhe me forcë”. Megjithatë, Trump nënvizoi se kishte “folur me Hamasin” dhe kishte marrë siguri. Dorëzimi i armëve, tha ai, do të bëhej brenda një “periudhe të arsyeshme kohore”.