Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Monopatinat, ‘kamikazët’ në rrugë/ Zaloshnja: Të shtohen fushatat televizive për edukimin e përdoruesve të rrugës!
Që prej të hënës, qarkullimi i monopatinave në rrugët e vendit është i ndaluar. Shkak janë bërë aksidentet e fundit, por edhe përdorimi jashtë çdo rregulloreje e këtyre mjeteve që janë cilësuar si ‘kamikazë’ në rrugë. Eksperti Eduart Zaloshnja tha për ‘Real Story’ se duhet që njerëzit të edukohen mbi përdorimin e rrugës sipas rregullave. Zaloshnja tha se në vendet europiane dhe në SHBA fushatat e edukimit janë bërë vite më parë dhe qytetarët janë edukuar. “Edhe me 25 km në orë shkakton dëme, plagosje të lehtë. Në strategjinë që do miratohet dhe është bërë skeleti, një zë i veçantë do tu jepet edukimit të popullsisë sepse deri më sot nuk ka fonde. Ke parë reklamë të policisë rrugore, nuk ka! Fushatë me miliona euro, që të dali kujdes këtë gjë. Siguria rrugore ka problem këmbësorë, çiklistë,...