Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca: Gënjeshtrat para deputetëve të dënohen me burg
Ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij pas deklaratave të krerëve të institucioneve të drejtësisë që kanë bërë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve. Nëpërmjet një propozimi ironik, Ndreca shprehet që në Kodin e Ri Penal me rreth 900 nene, sipas tij, mungon një nen thelbësor që të ndëshkojë deklaratat e rreme të drejtuesve të institucioneve para Kuvendit të Shqipërisë. “Deklarimet e rreme para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë krim dhe dënohen nga 1 deri në 5 vite burg”, shprehet ai. Sipas ish-deputetit socialist, kur drejtues të institucioneve shtetërore paraqiten në Kuvend dhe japin deklarata të pavërteta, ato nuk mund të konsiderohen “opinione analistësh”, por janë qëndrime zyrtare të cilat deformojnë realitetin publik dhe minojnë besimin...