Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Plan i ri masash për trafikun, ja oraret për punimet dhe segmentet që mund të përdoren

Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Plan i ri masash për trafikun, ja oraret për punimet dhe segmentet që mund të përdoren

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak të ndërhyrjeve për rehabilitimin e shtresave asfaltike në aksin Vorë-Ura e Dajlanit. Sipas planit të ri të menaxhimit të trafikut, të hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke filluar nga mbrëmja e sotme, 14 tetor, do të kufizohet lëvizja në drejtimin Vorë-Durrës gjatë orarit 23:00 me 06:00. Përdoruesit e rrugës këshillohen të ndjekin rrugë alternative gjatë orarit të punimeve, ndërsa ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërhyrje të domosdoshme që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore. NJOFTIMI: Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton: Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për...