Blushi i dorëzon Dumanit shkresat me firmë të Ramës, Agaçit dhe Veliaj: Ja ku i ke provat. Pse nuk i heton?

Blushi i dorëzon Dumanit shkresat me firmë të Ramës, Agaçit dhe Veliaj: Ja ku i ke provat. Pse nuk i heton?

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë debatit, Blushi u shpreh se, i ka dorëzuar drejtuesit të SPAK shkresat me firmë të Edi Ramës, Engjell Agaçit dhe Erion Veliajt, duke e akuzuar për mosveprim ndaj rasteve të mundshme korrupsioni. ‘Ja ku i ke provat, pse nuk i heton’, u shpreh Blushi. ‘Je në varësi të Edi Ramës dhe merr urdhëra politikë prej tij, siç iu binde urdhrit për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Detyra e SPAK është të parandalojë korrupsionin, ti heton vetëm ish-zyrtarë. Ti me vetëdije i ke shërbyer shkatërrimit të pavarësisë së SPAK. Pse nuk heton Edi Ramën? The që vija e kuqe janë provat. Ja...