Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Riparimi i asfaltit në segmentin Vorë–Ura e Dajlanit, ARRSH plan të ri për menaxhimin e trafikut
Për shkak të ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan të ri menaxhimi të trafikut në autostradën Tiranë–Durrës.Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke filluar nga nata e sotme, 14 tetor, nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, përkatësisht në këto segmente:Vorë–MaminasMaminas–SukthSukth–FllakëFllakë–Mbikalimi i ShkozetitMbikalimi i Shkozetit–Ura e DajlanitPunimet pritet të zgjasin 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa gjatë orëve të ndërhyrjes përdoruesit e rrugës duhet të përdorin itinerarin alternativ Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës.Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në krahun tjetër, Ura...