Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumani ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të Ilir Metës.  Dumani vendosi ti përgjigjej duke i dalë kundër mënyrës së arrestimit por gjithsesi duke mos marrë përgjegjësi, sepse sipas tij urdhëri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.  “Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.  Dumani: Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre.