“Pse, do presim rrëmbimin e vajzës së Albana Vokshit ne?”, Balliu: Si u kërcënuan nga krimi

“Pse, do presim rrëmbimin e vajzës së Albana Vokshit ne?”, Balliu: Si u kërcënuan nga krimi

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi debatin që pati me kreun e SPAK, Altin Dumani, ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.  Deputeti demokrat përmendi edhe telefonatën që i kishte bërë zonja Albana Vokshi, e cila denoncoi kërcënimet që kishte marrë ajo dhe vajza e saj.   “Kur e pyeta që zonja Vokshi ju ka marrë në telefon, ju ka thënë që po kërcënohem unë dhe vajza ime, s’ka pasur ndonjë reagim. Pse nuk morët masa? Pse nuk erdhi as policia, as task forca? E vetmja përgjigje që patën është se nuk ishte kompetencë e jona. Tani, si nuk është kompetenca juaj? Ju për sa kohë keni krijuar task forcën… Çfarë të presim ne, derisa ta rrëmbejnë ata gocën dhe pastaj të gjejmë...