Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja akset rrugore që do bllokohen! Ministria: Përdorni rrugë alternative
                            Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton se, për shkak të ndërhyrjeve për rehabilitimin e shtresave asfaltike në aksin Vorë–Ura e Dajlanit, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës.  Sipas një plani të ri të menaxhimit të trafikut, të hartuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke filluar nga mbrëmja e sotme, 14 tetor, do të kufizohet lëvizja në drejtimin Vorë-Durrës gjatë orarit 23:00 – 06:00. Përdoruesit e rrugës këshillohen të ndjekin rrugë alternative, ndërsa ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërhyrje të domosdoshme.  Njoftimi:  Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës njofton: Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar...