Shpërthejnë bombulat e gazit në Lezhë, merr flakë magazina e një biznesi (Detaje)

Shpërthejnë bombulat e gazit në Lezhë, merr flakë magazina e një biznesi (Detaje)

Magazina e një lokali të vogël është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull-Lezhë. Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të lokalit duke djegur disa orendi. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit, pasi kryefamiljari i kishte vënë në punë dhe po bënte kazanët e rakisë,aty ngjitur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në zonë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur izolimi dhe fikja e plotë e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth. Policia e Lezhës po kryen të gjitha hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij zjarri që fatmirësisht përfundoi me të pa lënduar.