Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PS “në këmbë” për zgjedhjet, Muzhaqi: Mungesa e një kryetari në detyrë, problematike për Tiranën
Deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, së bashku me Igli Hasanin dhe Milva Ekonomin do të mbulojnë njësinë 8 në Tiranë, sa i përket zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve ne televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Muzhaqi u shpreh se puna e PS vijon çdo ditë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kufizon fushatën zgjedhore. Deputetja tha se angazhimi në terren me qytetarët është detyrë e përditshme e socialistëve, ndërsa nënvizoi nevojën për rikthimin e menjëhershëm të një kryetari në krye të Bashkisë së Tiranës, duke mbështetur kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Muzhaqi foli gjithashtu për përdorimin e teknologjisë në politikë, duke pranuar me humor se ChatGPT është një shok i mirë...