Altin Dumani bën bilancin e SPAK: Zgjasni mandatin e prokurorëve, task forca për zgjedhjet nuk dështoi

Altin Dumani bën bilancin e SPAK: Zgjasni mandatin e prokurorëve, task forca për zgjedhjet nuk dështoi

Altin Dumani raportoi për herë të fundit para deputetëve të parlamentit të Shqipërisë pasi mandati i tij si drejtues SPAK-ut mbaron në fund të këtij viti. Dumani shfrytëzoi këtë mundësi të fundit në Komisionin e Ligjeve për të kërkuar sërish ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që prokurorët e SPAK-ut të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë. “Dumani unë do të rikandidoj e kam vendosur këtë sido që të jetë ligji. Por në 2028, 11 prokurorëve iu mbaron mandati, dhe nuk kemi burime njerëzore për t’i zëvendësuar. Këta prokurorë ndjekin çështje që zgjasin me vite të tëra, dhe cënohen hetime në këtë drejtim”, u shpreh kreu i SPAK. Pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare, opozita akuzoi SPAK-un se dështoi të hetojë krimet zgjedhore. “Shitblerja...