Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Dumani: Drejtori aktual i ARRSH-së është marrë i pandehur nga SPAK. I pandehur dhe Benet Beci
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportit të tij në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit që ai drejton, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD-së, Belind Këlliçi në lidhje me hetimet që po bëhen në Autoritetin Rrugor. Dumani u shpreh se, drejtori aktual i ARRSH-së Gentian Gjyli është marrë i pandehur. ‘Është fakt publik që ish-drejtori i përgjithshëm i rrugëve është marrë i pandehur, është dërguar për gjykim dhe është në fazën e gjykimit paraprak,’ tha Dumani, duke theksuar progresin e hetimeve. Ai shtoi se ‘drejtori aktual i rrugëve Gentian Gjyli, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është fakt i njohur publik.’ Po ashtu, Dumani njoftoi se ‘ish-drejtori i KESH, Benet Beci është marrë i pandehur dhe po hetohet në...