Po bënte raki, shpërthejnë bombulat e gazit, digjet magazina e lokalit në Ishull Lezhë

Po bënte raki, shpërthejnë bombulat e gazit, digjet magazina e lokalit në Ishull Lezhë

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e së martës magazinën e një lokali të vogël në zonën e Ishull-Lezhës. Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të lokalit, e cila përdorej si ambient magazinimi, duke djegur disa orendi shtëpiake. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur pas shpërthimit të dy bombulave gazi, në momentin kur pronari i banesës i kishte në përdorim për përgatitjen e rakisë. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë arritën të izolonin flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth. Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet materiale.