Altin Dumani: “Nuk do të rikandidoj, por prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”

Altin Dumani: “Nuk do të rikandidoj, por prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, doli sot para Komisionit të Ligjeve në Kuvend me një deklaratë të fortë: ai nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar. Por më e rëndësishme se vendimi personal, ishte mesazhi institucional që ai përcolli — një paralajmërim për boshllëkun që mund të godasë vetë strukturën në vitin 2028, kur 11 prokurorëve të SPAK-ut u përfundon mandati brenda të njëjtit vit. Kushdo nga prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi, ndaj parlamenti duhet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin përkatës. Një krizë e paralajmëruar brenda reformës në drejtësi Dumani ngriti alarmin se reforma në drejtësi, e cila synoi pavarësinë dhe profesionalizimin e sistemit, mund të përballet...