Dumani për Policinë: Nga hetimet ka dalë që ka lidhje të elementëve me grupet kriminale

Dumani për Policinë: Nga hetimet ka dalë që ka lidhje të elementëve me grupet kriminale

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit me një pyetje mbi një deklaratë që kreu i SPAK kishte bërë një vit më parë. Kapri i solli në vëmendje Dumanit deklaratën mbi përfshirjen e elementëve të policisë së shtetit në grupet kriminale. “Keni thënë vitin e kaluar për lidhjet e policisë së shtetit me grupet kriminale, a e mbani akoma deklaratën?“, pyet Kapri. Dumani pohoi se edhe hetimet e këtij viti kanë treguar një përfshirje të konsiderueshme të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale. “Edhe hetimet e këtij viti tregojnë që edhe elementë të policisë së shtetit kanë qenë pjesë ose i kanë shërbyer grupeve kriminale për trafikim droge apo vepra të tjera....