LIVE Shqipëri-Jordani/ Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, realizojnë mysafirët (VIDEO)

LIVE Shqipëri-Jordani/ Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”, realizojnë mysafirët (VIDEO)

Shqipëria 0-1 Jordania Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga ora 19.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. Si Sylvinho, ashtu edhe homologu Jamal Sellami kanë ndarë mendjen për titullarët. Ashtu siç pritej, tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime, përderisa bëhet fjalë për një test miqësor. Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku. Jordania: Abulaila, Sadeh, Nasib, Al Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al Tamari, Al Rashdan, Al Quraishi, Alnaimat, Olwan. Minutë pas minute: 27- Al Rashdan ndëshkon Shqipërinë, shënon me kokë. Gjithçka nis nga goditja e këndit, asist Tamari.   17- Gabim te Shqipëria pas një topi të kthyer keq. Dajsinani bën heroin duke i mohuar golin...