Rikthehet baraspesha/ Barazon Shqipëria, aksion fantastik i Nedim Bajramit

Rikthehet baraspesha/ Barazon Shqipëria, aksion fantastik i Nedim Bajramit

Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor. Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë disi një rotacion në 11-she. Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani, ndërkohë që në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Mihaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Asllani dhe Shehu nuk “luajnë” nga formacioni, ndërkohë që Bajrami do ta startojë këtë takim si titullar. Sulmi është ndryshuar i tëri, me Asanin dhe Hoxën që do të mbulojnë krahët, ndërkohë maja e sulmit i është besuar Mirlind Dakut. Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi. Drejtësi në këtë takim do të...