‘Komisioni i Venecias nuk e vë në dyshim’ Zhulali: Kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas është deri në 2028

‘Komisioni i Venecias nuk e vë në dyshim’ Zhulali: Kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas është deri në 2028

Një seri vendimesh antikushtetuese synojnë të japin fundin e mandatit një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.   Rasti i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja është prova më e qartë e një komploti institucional ku pushteti politik ndërhyn drejtpërdrejt për të rrëzuar mandate dhe për të vendosur njerëz të bindur ndaj qeverisë Rama. Ekspertja e Çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali thotë se kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas deri në 2028 nuk vihet në dyshim pasi Komisioni i Venencias e ka shprehur qartë. “Po e nis me pak historik. Presidenti Meta dekretoi fillimisht Besnik Muçin si gjyqtar Kushtetues me mandat të plotë. E dekreti nuk ka vend as për ekuivok as interpretim. Më pas Muçi largohet nga detyra. Gara hapet në KED dhe pozicionin e zë...