Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
EcoAlbania: ‘Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi’ – Debat publik për të ardhmen e Butrintit – VIDEO
Në fokusin e një debati publik mbi të ardhmen e Parkut Kombëtar të Butrintit, sot u zhvillua një takim i organizuar nga EcoAlbania, në bashkëpunim me ResPublica dhe Forumin për Mendimin e Lirë, në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – PAMANCA”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij takimi ishte i qartë: të ringrejë alarmin për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe të nxisë bashkëpunimin institucional për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, me Butrintin në qendër të vëmendjes. “Butrinti nuk është vetëm trashëgimi kombëtare, por pasuri botërore. Çdo vendimmarrje mbi të duhet të jetë e përgjegjshme dhe transparente,” u theksua nga përfaqësuesit e EcoAlbania në hapje të takimit. ...