Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Policia nis hetimet për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicën e Jugut
Policia e Kosovës ka nisur që të mbledhë informacione lidhur me keqpërdorimet e mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, thanë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. “Policia është duke grumbulluar informacione lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. Njoftimi vjen dy ditë pasi Kosova organizoi rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve preliminare, kjo komunë do të shkojë në balotazh. Diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë për kryetarë komune, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje, është shumë e vogël. Për këtë komunë ka pasur dallime mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga...