Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim

Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim

Kreu i SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, foli edhe për shit-blerjen e votës në zgjedhje. Dumani tha se SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim të bërë për korrupsion në zgjedhje. “Ne krijuam Task-Forcë për krimin zgjedhor. Nuk mund të them se Task-Forca ka dështuar, patjetër ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë çdo denoncim të marrë dhe SPAK ka regjistruar procedime penale, në rastet ku ka pasur prova. Ka pasur procedime pas denoncimeve nga partitë politike, nga qytetarë, por edhe kryesisht. Kemi regjistruar 44 procedime dhe mbeten në hetim dhe 38 procedime penale. SPAK ka bërë gjitha veprimet hetimore për çdo pretendim. Më 2025, kemi marrë të pandehur një kryetar bashkie. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër po për korrupsion aktiv...