Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”, ja si përgjigjet Dumani në Komisionin e Ligjeve
Gjatë Komisionit të Ligjeve, Ivi Kasi i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që sipas tij e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj. Ai përmendi rastin e Alfredi Belerit dhe ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që sipas Kasos janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës. “Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso. Dumani: “Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur...