Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lamallari: Godinë e re për KLGJ, Prokurorinë e Përgjithshme, të Apelit dhe të Tiranës
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë raportimit mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, prezantoi një sërë masash të ndërmarra për përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të drejtësisë në vend. Ai u shpreh se në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë e Tiranës, ka përfunduar faza e projektimit për ndërtimin e një godine të re që do të akomodojë të gjitha këto institucione. “Së bashku me KLGJ kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë sigurimin e një sheshi ndërtimi për të vijuar me hartimin e projektit. Megjithatë, çështjet e terrenit dhe financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për masa konkrete është tejet urgjente,” u shpreh ministri Lamallari. Ministri njoftoi se gjatë vitit 2024 ka përfunduar me...