Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prokurori Adnan Xholi zbulon kur do të zgjidhet kreu i ri i “FBI-së shqiptare”
Prokurori i posaçëm, Adnan Xholi ka shpjeguar gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve procedurën që po ndiqet për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai theksoi se shumë shpejt janë ende shtatë kandidatë në garë për kreun e “FBI-së shqiptare” dhe procedura do të finalizohet shumë shpejt. “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që në fund të muajit dhjetor të vitit 2024 kanë diskutuar interpretime ligjore në lidhje me procedurën e riemërimit dhe institucioni që ushtron këtë procedurë, pra dihet që është institucioni respektiv. Për periudhën dhjetor 2024 shtator 2025 janë shkëmbyer gjithsej 27 shkresa midis dy institucioneve pra BKH-së, SPAK dhe KLP-së kur rreth 30% e tyre janë realizuar që në muajin shkurt pra gjashtë muaj përpara...