Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Hetimet janë kryer në Shqipëri”, Dumani për rastin “McGonigal”: Presim përgjigje nga autoritetet e huaja
                            Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar mbi punën e institucionit që drejton në Komisionin e Ligjeve, ku është pyetur nga deputeti i PD, Ivi Kaso në lidhje me rastin ‘McGonigal’. Dumani u shpreh se, siç ka deklaruar publikisht edhe më herët, rasti është në fazën e hetimit paraprak dhe se janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar.Megjithatë, ai theksoi se është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja në lidhje me rastin. Dumani zbuloi se SPAK mbetet në pritje të përgjigjes nga autoritetet e huaja gjyqësore, të cilave prokuroria e posaçme u është drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike.