Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Megaoperacion Antimafia në Itali: Goditet rrjet ndërkombëtar droge me lidhje të forta shqiptare
Nga Alba Kepi Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Milanos, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimeve Antimafia (D.D.A.), ka zhvilluar sot një operacion të gjerë kundër një organizate kriminale e armatosur që merrej me trafik ndërkombëtar të kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës. Në total janë arrestuar 15 persona – 12 janë arrest me burg, ndërsa 3 janë vendosur në arrest shtëpie. Të gjithë janë të dyshuar si pjesëtarë të një strukture të lidhur me ’Ndrangheta-n kalabreze, e cila kishte ngritur një sistem të sofistikuar për transportin dhe shpërndarjen e drogës në Lombardi dhe Kalabri. Lidhjet shqiptare në rrjetin mafioz Gjatë hetimeve, autoritetet italiane kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta mes klaneve mafioze kalabreze dhe grupeve kriminale shqiptare, të cilat luanin një rol qendror në...