Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dumani: Kemi sekuestruar 11 mln euro në kripto, duam portofol digjital për ruajtjen e tyre
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2024 në Komisionin e Ligjeve, ngriti një sërë problematikash. Një ndër çështjet mbi të cilave vendosi theksin ai ishte mungesa e një portofoli digjital për ruajtjen e kriptovalutave të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme. ”Vetëm gjatë vitit 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milionë euro pasuri në kripto. Ndodhemi aktualisht në proces sekuestrimi të një shume edhe më të madhe, por përballemi me vështirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme”, tha Dumani. Ai theksoi se SPAK-u nuk ka aktualisht një portofol digjital zyrtar për menaxhimin dhe ruajtjen e kriptovalutave që bllokohen gjatë hetimeve. Dumani kërkoi ndryshime në legjislacionin përkatës, përfshirë edhe ligjin nr. 1902, që rregullon çështjet e konfiskimeve dhe pasurive të...